Albspirit

Media/News/Publishing

Trump konfirmon dhe përshëndet takimin Pompeo-Kim në Korenë e Veriut

Zërat për një takim të kreut aktual të CIA-s, Mike Pompeo, i cili së shpejti do të marrë postin e Sekretarit të Shtetit me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un kanë marrë konfirmimin zyrtar me një “cicërimë” shpresëdhënëse për denuklearizimin nga Presidenti i SHBA, Donald Trump.

“Drejtori i CIA-s Mike Pompeo krijoi një “marrëdhënie të mirë” me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, kur u takuan javën e kaluar”, shkruan Trump. Ai konfirmon kështu raportet e mediave për takimin sekret në Phenian dhe mbi të gjitha jep lajmin e mirë për bisedime të qeta e konstruktive.

Vizita e befasishme shënon kontaktin e nivelit më të lartë midis Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut që nga viti 2000. Ndërkohë vetë Trump pritet të mbajë një samit me Kim brenda 3 muajve deri në qershor. “Detajet po përpunohen”, tha presidenti amerikan.

Koreja e Jugut ka sinjalizuar gjithashtu se ajo mund të ndjekë një zgjidhje formale të konfliktit të gjatë në gadishull. Presidenti Moon Jae-in dhe Z. Kim do të takohen javën e ardhshme. Presidenti i SHBA më parë dha “bekimin” e tij për bisedimet midis Jugut dhe Veriut për të diskutuar një traktat paqeje për t’i dhënë fund zyrtarisht Luftës Koreane 1950-1953.

 

Donald J. Trump

@realDonaldTrump

Mike Pompeo met with Kim Jong Un in North Korea last week. Meeting went very smoothly and a good relationship was formed. Details of Summit are being worked out now. Denuclearization will be a great thing for World, but also for North Korea!

Çfarë dimë për ‘mbledhjen sekrete’?

Lajmi që Pompeo kishte udhëtuar për në Korenë e Veriut për një takim ‘klandestin’me Kim u raportua për herë të parë nga The Ëashington Post të martën. Udhëtimi u bë pasi Pompeo u propozua nga Trump për të zëvendësuar Rex Tillerson si sekretar i shtetit, thanë burimet në gazetë.

Shumë pak dihet për bisedimet përveç se ata duhet të përgatiten për samitin e ardhshëm Trump-Kim.

Pompeo parashikohet të konfirmohet si diplomati i lartë i SHBA nga Senati i kontrolluar nga republikanët në javët e ardhshme.

Trump tronditi komunitetin ndërkombëtar muajin e kaluar duke pranuar sugjerimin e Phenianit për bisedime të drejtpërdrejta. Do të ishte e pashembullt për një president të SHBA të takojë një udhëheqës të Koresë së Veriut.

Ai tha se samiti do të zhvillohej në fillim të qershorit ose “pak para kësaj” dhe se disa vende ishin në shqyrtim. Analistët kanë spekuluar se një vend për bisedime mund të jetë Zona e Demilitarizuar midis Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut, një vend tjetër aziatik, ose një vend neutral europian.

Please follow and like us: