Albspirit

Media/News/Publishing

Albina Deda: Sulmi ndaj Ambasadorit të SHBA, gracka që po i serviret Opozitës!

 

 

Jam e tronditur nga një sulm i sinkronizuar e i dirigjuar nga një dorë e zezë që i bëhet ambasadorit amerikan në Tiranë.

Ky sulm nëse do të vinte nga të majtët në pushtet nuk do çuditesha.

Se janë pinjollët biologjikë e ideologjikë të ish byroistëve komunistë antiamerikanë ata që i prijnë sot PS-së dhe shtetit.

Mirkuptoj edhe ndonjë reagim militantësh që padjallëzisht lëshon klithma virtual, por nuk mund të mirkuptoj dhe as pranoj kurrë qëndrime a deklarime personalitetesh politike të PD-së të bien në grackën e panevojshme të sulmeve kundër Ambasadorit të Amerikës, jo vetëm të fuqisë më të madhe e më demokratike të globit, por dhe mikut më të madh të kombit tonë së paku prej kohës së Presidentit Willson.

Janë mijëra shembuj por ndalem në 3 prej tyre.

  • Kam parasysh kontributin e ambasadorëve amerikanë Hug Grang e Bernshtajn në përparimin e Shqipërisë në vitet ’30.
  • Përmallohem nga ajo që ka bërë SHBA në rastin Kosovës.
  • Dhe si demokrate kujtoj me nostalgji momentet e papërsëritshme të ndihmës direkte të Ambasadorit Rajerson për proceset demokratike në vitet ’90.

Personalisht jo vetëm parimisht jam e bindur se SHBA në vendin tonë, jo vetëm nuk ju intereson individi politik që drejton në politikën shqiptare dhe as kahet e tyre, por nuk ndodh kurrë që të bëhen palë.

Është një princip dominant në rolin dhe veprimtarinë diplomatike: Interesat e SHBA, progresi i proçeseve demokratike.

Kështu që e quaj jo vetëm mediokritet, por dhe grackë që demokratët, njerëzit që për 50 vite u ndëshkuan pikërisht nga dashuria e lidhjet me SHBA-në, të bien në të tilla prita.

Nëse ndonjë Llallë a përrallë për të kamufluar veprimet e veta abuzive e korruptive synon të inskenojë e shpikë histori e trillime me ambasadorin e SHBA, i cili është ëngjëlli mbrojtës i kombit tim, unë me sinqeritet rezervoj për të vetëm një fjalë: Përbuzje.

 

(Marrë nga profili zyrtar në Facebook).

Please follow and like us: