Albspirit

Media/News/Publishing

Bitri braktis LSI, por nuk bashkohet me PS

Përveç anëtarëve të këshillave bashkiakë, LSI duket se po i firojnë edhe deputetët në Parlament. Ligjvënësi i qarkut të Fierit, Robert Bitri ishte i vetmi deputet i opozitës i cili qëndroi në sallën e Kuvendit kur e gjithë opozita u largua.

I pyetur jashtë seancës ai tha për gazetarët: Nuk i bashkohem PS. Qëndrova në seancë se kështu e mendoj unë, është e drejta ime, kam folur me kryetaren, nuk i trembem asnjë vendimit të grupit të LSI.

Deputeti Robert Bitri nuk e ka herën e parë që del publikisht kundër LSI-së me veprime e deklarata. Kujtojmë se kur kryedemokrati Basha shpalli mosbindjen civile, aksion të cilit iu bashkua edhe LSI-ja Bitri ka kundërshtuar, duke deklaruar në parlament se nuk ishte dakord. Madje ai ka shtuar se: Basha nuk ishte kryetari i tij.

Please follow and like us: