Ekzekutoi Mario Majollarin, arrestohet në Kosovë Kastriot Gjuzi
Dy javë pas vrasjes së 28-vjeçarit Mario Majollarit, është vënë në pranga edhe autori i dyshuar, Kastritot Gjuzi. Sipas informacioneve paraprake të Policisë, Gjuzi është arrestuar në Kosovë. Policia e Kosovës e ka arrestuar Gjuzin teksa ka tentuar që të futet në Kosovë, përmes pikës kufitare të Vërmicës. Burime për mediat thanë se Kastriot Gjuzi ka tentuar që të kalojë për në Kosovë përmes malit, për të shmangur arrestimin nga policia. Por, policia Kufitare e Kosovës, duke monitoruar zonën kufitar, ka mundur që të dallojë me anë të dylbive Kastrito Gjuzin, i cili ishte nisur për në fshatin Vërmicë.
Please follow and like us: