Flamurtari bie në Vlorë, dorëhiqet Duro
Skënderbeu është ekipi i dytë finalist në Kupën e Shqipërisë. Kjo pasi ata kanë mundur 0:2 Flamurtarin në Vlorë. Golat për miqtë janë shënuar nga Soue dhe Nimaga. Flamurtari kishte fituar 1:0 ndeshjen e parë, por me humbjen dje ka prerë biletën e skualifikimit. Pas kësaj drame për vlonjatët, ka dhënë dorëheqjen Shpëtim Duro, trajner i Flamurtarit. Duro tha se e jep dorëheqjen për shkak të humbjes përballë korçarëve.
Please follow and like us: