Albspirit

Media/News/Publishing

Gjendet adoleshentja shqiptare e humbur në Irlandë

Një adoleshente shqiptare, e cila ishte deklaruar e humbur që prej datës 11 prill në Irlandë, është gjetur. Mësohet se 17-vjeçarja Olta Dodaj, ju bashkua familjes së saj në gjendje të mirë dhe të sigurt.

17-vjeçarja u pa për herë të fundit të mërkurën, më 11 prill, rreth orës 14.45 në Newbridge. Policia lokale lëshoi dy deklarata, ku kërkonte ndihmë për gjetjen e saj.

Një kërkesë iu drejtua edhe bashkësisë shqiptare në Irlandë për t’i ndihmuar për gjetjen e saj.

Please follow and like us: