Patriarku i Moskës vjen për herë të parë në Shqipëri
Patriarku i Moskës, Kiril do të vijë për të parën herë në një vizitë në Shqipëri. Vizita e tij do të mbahet nga datat 28 deri në 30 prill, ku do të takohet me kryepeshkopin Anastas Janullatos. Gjatë qëndrimit të tij ai do të takohet edhe me Presidentin Ilir Meta, por edhe zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit. Konfirmimi për vizitën u dha nga zëdhënësi i Patriarkanës së Moskës, i cili konfirmoi se Patriarku Kiril dhe kryepeshkopi Janullatos kanë njohje miqësore me njëri-tjetrin prej më afro 50 vitesh.
Please follow and like us: