Haki Çako emërohet Këshilltar i Ministrisë së Mbrojtjes
Pas largimit nga drejtimi i Policisë së Shtetit, ish-Drejtori i Përgjithshëm i këtij institucioni Haki Çako, është rikthyer si funksionar i shtetit me një detyrë të re.
Ish kreu i policisë është emëruar këshilltar i ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka.
Haki Çako u lirua nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në janar të këtij viti me propozim të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Në këtë post e zëvendësoi Ardi Veliu.
Please follow and like us: