Ish-shefi i FBI-së nxjerr bisedat sekrete të Putinit dhe Trumpit, flasin edhe për prostituta
“Kemi prostitutat më të bukura në botë”. Kjo është një nga deklaratat e fshehta që Putin i ka thënë presidentit amerikan Donald Trump, sipas një dokumenti sekret të nxjerrë nga ish-drejtori i FBI-së, James Comey, shkruan FT.
Shkresa, e botuar nga Associated Press, erdhi pas takimit që Comey kishte me presidentin amerikan në Shtëpinë e Bardhë në shkurt 2017, pak javë pas inaugurimit të tij si president.
“Ai nuk tha se në çfarë takimi ia kishte thënë saktësisht Putini këtë gjë”- shkuan Comey në memoaret, pjesët e të cilave janë redaktuar.
Botimi i shkresës vjen pasi Departamenti i Drejtësisë i ka dhënë kopje Kongresit pas kërkesave të ligjvënësve republikanë.
Trump e ka quajtur vazhdimisht ish-shefin e FBI-së një gënjeshtar dhe ka kundërshtuar përmbajtjen e memoareve, të cilat Comey ka thënë se i ka shkruar menjëherë pas takimeve me presidentin. Më parë këtë javë, Trump shkroi ne Twitter se gjithë shkresat e pretenduara ishte false.
Shtëpia e Bardhë nuk ka kthyer përgjigje për ndonjë koment lidhur me këto akuza dhe pretendime. Dokumentet merren me ngjarjet që Comey ka detajuar në dëshminë e tij për Kongresin.