Albspirit

Media/News/Publishing

Partia Demokratike në SHBA padit Rusinë dhe fushatën e Trumpit

Partia Demokratike në Shtetet e Bashkuara ngriti padi kundër Qeverisë ruse, fushatës zgjedhore të presidentit amerikan, Donald Trump dhe organizatës WikiLeaks, duke i akuzuar për konspiracion për të përçarë fushatën e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 në SHBA dhe për ta lëvizur atë kah zgjedhja e Trumpit. Padia, e ngritur në një gjykatë federale në Manheten thotë se zyrtarët e fushatës së Trumpit kanë bërë konspiracion me Qeverinë ruse dhe agjencinë e saj të spiunimit për të dëmtuar kandidaten demokrate, Hillary Clinton dhe për të ndihmuar Trumpin duke i pirateruar kompjuterët e Partisë Demokratike. Padia nuk e përmend Trumpin si të pandehur, por disa ndihmës të tij që besohet se kanë takuar njerëz të lidhur me Rusinë gjatë fushatës zgjedhore. Shtëpia e Bardhë nuk e komentoi ende padinë. Presidenti Trump ka mohuar vazhdimisht se fushata e tij ka bashkëpunuar me Rusinë, ndërsa akuzat i ka cilësuar si “gjueti shtrigash”. Disa hetime për këtë çështje janë në zhvillim e sipër.

 

Please follow and like us: