Albspirit

Media/News/Publishing

Publikohet statuti i ri i PD-së; kush mund ta shkarkojë kryetarin

Partia Demokratike ka përgatitur statut të ri. Ndryshimet janë hartuar dhe propozuar sipas versionit të miratuar nga kryesia e PD-së në mbledhjen e datës 14 prill 2018.

PD ka mbledhur të premten pasdite Këshillin Kombëtar ku do të diskutohen edhe këto ndryshime.

Risitë kryesore të draft statutit të PD bazohen në 3 shtylla kryesore që garantojnë zgjerimin e demokracisë së brendshme dhe përfshirjen e anëtarësisë në vendimmarrje.

Siguron garë të ndershme dhe të barabartë në të gjitha nivelet, duke nisur nga kryetari i partisë.

Transferon pushtetin në organet kolegjiale, duke forcuar Kryesinë, Këshillin Kombëtar dhe Kuvendin Kombëtar.

Vendos sistemin e kontrollit dhe balancës mes pushteteve. Kryetari zgjidhet me 1 anëtar, 1 votë nga anëtarësia, por shkarkohet me propozimin e gjysmës së Këshillit Kombëtar dhe me miratimin e Kuvendit Kombëtar.

Parimi “1 anëtar, 1 votë” zbatohet për konsultimin e anëtarësisë në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve garanton sipas rregullave të reja statutore që procesi i përzgjedhjes së kandidaturave të jetë demokratik dhe transparent:

I hapur për propozime.
2. I bazuar në kritere ta shpallura.
3. I bazuar në konsultimin e anëtarësisë.
4. I bazuar në respektimin e kritereve të karrierës në parti.
5. I votuar në Këshillin Kombëtar.

Statuti i ri zgjeron kompetencat e Këshillit Kombëtar

1.15% e anëtarëve të Këshillit mund të propozojnë kandidatura alternative nga ato që propozon Kryetari dhe Kryesia.
2. Miraton marrëveshjet politike para dhe paszgjedhore
3. Zgjedh anëtarët e Komisionit të Integritetit dhe Etikës
4. Zgjedh anëtarët e Komisionit Zgjedhor.
5. Zgjedh Komisionin e Vlerësimit të Kandidatëve.

Garantimi i karrierës është një koncept i ri në draftstatut dhe vlerësimi bazohet në kritere të qarta, që do të zbatohen për cdo funksionar dhe të zgjedhur në PD:

Kohëzgjatja e anëtarësimit
2. Kontributi në fushata elektorale
3. Aktivizimi në jetën politike dhe publike të vendit
4. Standardet e larta etike të pastërtisë së figurës.

Please follow and like us: