Rudy Guliani do t’i bashkohet ekipit ligjor të Donald Trump
Ish-kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Rudy Guliani, një mik dhe aleat i hershëm i presidentit Donald Trump, u shpreh të enjten se do t’i bashkohet ekipit ligjor personal dhe do ta përfaqësojë atë në investigimin rus.
Ardhja e z.Giuliani u konfirmua nga Jay Sekulow, aktualisht avokati i parë i ekipit. Ai e mori këtë pozicion pasi John Dowd dha dorëheqjen muajin e shkuar.
“Rudy është fantastik,” u shpreh z. Trump në një deklaratë që u transmetua nga Sekulow.
“Ai ka qenë një mik i imi prej shumë kohësh dhe dëshiron që të zgjidhë sa më shpejt këtë çështje për hir të vendit.”
Giuliani u shpreh në një deklaratë se qe “në nderin e tij që të ishte pjesë e një ekipi ligjor me kaq rëndësi.”
Prokurori special Robert Muller po heton mbi përpjekjet e Rusisë për të ndikuar në zgjedhje dhe për ndonjë lidhje të mundshme mes drejtuesve të fushatës së presidentit Trump dhe Moskës.
Trump ka mohuar akuzat dhe ka shtyrë përfundimin e hetimit, gjë të cilën e ka quajtur një “gjueti shtrigash”. Rusia ka mohuar ndërhyrjen e saj në zgjedhje.
Giuliani ka lidhje të ngushta me presidentin. Ai qe një nga mbështetësit e tij të parë gjatë fushatës dhe si ish-kryetar bashkie iu përmend emri si një Prokruror i Përgjithshëm në këtë administratë. Por, ai nuk u emërua.
Sekulow u shpreh gjithashtu se avokati Jane Raskin dhe Marty Raskin do t’i bashkohen ekipit, pastaj shtoi me superlativa si; “ish prokurorë federalë tejet të respektuar” me një “reputacion të shkëlqyer dhe integritet.”/Opinion.al