Soros mbyll zyrat ne Budapest, shkon në Berlin
Fondacioni i Shoqërisë së Hapur të George Soros do të mbyllë zyrat në Budapest pas ‘armiqësisë’ të shpallur nga Orban kohë më parë.
Operacionet e kësaj zyre që kanë lidhje me Europën Lindore do të zhvendosen në Berlin, sipas asaj që njoftojnë mediet hungareze, që citojnë gazetën austriake “Die Presse”, gjatë kësaj të enjteje.
Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka fajësuar Sorosin, një financier amerikan i lindur në Hungari, për një mori “sëmundjesh”, të cilat nxitën atë të miratonte në Parlament një projektligj (i kthyer në ligj) për bastisjen e të gjitha organizatave joqeveritare.
Ligji i miratuar u mbiquajtur “Ndal Sorosit”, e sigurisht tërhoqi mbi vete kritika të ashpra nga ndërkombëtarët.
Faqja hungareze e internetit “444.hu” njoftoi se zyra e Fondacionit për Shoqëri të Hapur në Budapest do të mbyllet më 31 gusht dhe do të zhvendoset fillimisht në Vjenë, e më pas në Berlin.
Agjencia e lajmeve “Reuters” nuk ka mundur të konfirmojë këtë lajm, edhe pasi ka kontaktuar me Fondacionet e Shoqërisë së Hapur në Budapest apo Nju Jork.