Albspirit

Media/News/Publishing

Gjika: Luftë Euros, biznesi në krizë, qeveria rrit taksat, ndaj ikin shqiptarët

Kreu i Shoqatës së Fasonistëve, Gjergji Gjika, i ftuar në “Ekopolitikë” nga Aurora Sulçe në Ora News thotë se shqiptarët ikin nga Shqipëria pasi është vend i pa banueshëm për shkak të politikave që ndjek qeveria.

Gjika: Shqiptarët duan të ikin nga Shqipëria sepse Shqipëria është bërë vend i pabanueshëm për hir të politikave  që ndiqen. Kjo është e vërteta. Nuk duhet të mbyllim sytë. Pse nuk ikën 6 vjet përpara po ikin tani. Ikin sepse ata që janë sot në pushtet nuk ofrojnë asnjë gjë për të ardhmen e tyre.

Edhe ata që do ta marrin nesër, edhe ata nuk ofrojnë gjë. Ne jemi futur në vorbull tani nga e cila nuk dalim dot. Kemi një goditje nga shteti që na kanë vendosur taksa 50%.

Kanë dorë të rëndë këta. Kemi anën tjetër që i shpallën luftë euros dhe kemi goditje të fitimit neto të ndërmarrjeve eksportuese 12%. Ne e kemi fitimin tek diku 15%.

Please follow and like us: