Albspirit

Media/News/Publishing

Tiranë, gruaja lë një letër dhe i jep fund jetës

Një grua është gjetur e varur në banesën e saj në rrugën “Ferit Xhajko” në kryeqytet. Sipas policisë, 58-vjeçarja me iniciale D. Sh., u vetëvar.

Me cilësinë e provës materiale, në rrobat e saj u gjet një letër, njofton policia, pa bërë të ditur përmbajtjen.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, shtuan të njëjtat burime.

Please follow and like us: