Albspirit

Media/News/Publishing

Valbona Mezini: Basha e vrau fjalën e lirë, e ktheu në votim

Gjatë një deklarate për medien, Valbona Mezini, anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së, foli lidhur me propozimet që u ngritën në mbledhjen e këtij këshilli, ku theksoi se kryetari i Partisë Demokratike rrëzoi kritikët.

“Ne luftuam për PD-në dhe e vetmja  gjë që ne kemi në dorë, është të flasim dhe vetëm të flasim, e konkretisht ne luftën e kemi jo vetëm por ringritjen e PD-së, por për të ngjallur shpresën tek shqiptarët. Sot kryetari i PD-së, e vrau fjalën e lirë, sot u rrëzua një nga propozimet, siç është kufizimi i mandatit të kryetarit kur humb zgjedhjet, dhe nuk është marrë parasysh ky propozim. Mbledhja e këshillit kombëtar është fiktive se po shqyrtohet vetëm një draft, kemi dy propozime: E para të diskutohen zgjedhjet e kaluara ne këshillin kombëtar, dhe e dyta ky propozim ra, u parashikua që të ketë një kryetar të kontrollit të financave të Partisë Demokratike, në këtë mënyrë organet autonome të kishin mundësi zgjedhje jashtë diktatit. Nuk është një ditë e bukur kjo për PD”, deklaroi Mezini.

Please follow and like us: