Përshëndetje vajza. Sot do merremi me një stil veshje shumë të preferuar nga unë prej shumë kohësh, që për momentin është trend,  co-ords ose në shqip, kostume por jo domosdoshmërisht xhaketë me pantallona. Mundësite e co-ords janë të shumta, i gjejmë fund me bluzë, pantallona me këmishë, “shorts” me kanatjere, minifund me pulovër e shumë shumë të tjera.

Ka shumë gjëra pozitive të të veshurit të këtyre kostumeve:

Krijon një harmoni për syrin veshja e dy gjërave me të njëjtën copë, do dukeni shumë stil.

Keni një veshje totale të kombinuar nga stilisti dhe nuk keni nevojë të lodheni. (Patjetër aksesorët e duhur e kompletojnë look-un).

Shtohet numri i veshjeve në dollap sepse co-ords mund t’i vishni bashkë por mund t’i kombinoni dhe me gjëra të tjera.

Keni mundësinë t’i merrni në masa të ndryshme, dmth ti përshtasni me formën trupore që keni. Ka shumë raste kur një fustan ju rri mirë në supe por jo në bel.

Ndryshe nga kostumet klasike, co-ords i përshtaten çdo  stili, cope, prerje.

Po t’i hidhni një sy faqeve online, sfilatave dhe dyqaneve, do vini re që co-ords mbizotërojnë. Në fushën e kërkimeve të veshjeve  është shtuar rrjeshti co-ords. Kjo tregon që këto kostume matchy-matchy do rrinë në treg për një kohë të gjatë.

See you.

Magi/class/