Albspirit

Media/News/Publishing

Deti i mori jetën kameramanit 34-vjeçar, ja si e kujtojnë miqtë Armand Hallvaxhiun

Ditën e djeshme humbi jetën në Karabrun kameramani i News 24 Armand Hallvaxhiu. Deti ishte pasioni më i madh i tij, dhe pikërisht ai i mori jetën. Miqtë e tij ende nuk e besojnë dot ndarjen nga jeta në mënyrë të parakohshme të Mandit, që siç ata e përshkruajnë ishte plot me energji dhe ëndrra për jetën. Komentet në Facebook janë të shumta, sikurse edhe dhimbja është e madhe. Kolegët e tij të “News 24”, e kujtojnë kështu Armandin:

Marsela Karapaço: “Marso, na le ne komision!” – me the dhe qeshe gjithe javen e kaluar kur ne kryesi punuam bashke! Une thjesht doja te benim lajme, dhe jo qe mbremjen e se djeles, lajm te te beja ty! Nese jane keshtu, kurre mos u befshin keto lajme! Sot t’i po iken lart ne qiell, dhe pse shpirtin ja fale thellesise se detit! Te qofte dheu i lehte!

Harbi Aliaj: Zot ti e di qe te dua shume dhe sguxoj te as marr fryme pa lejen tende! Por sot Zot ku ishe?! Nese ste kane lajmeruar tani qe e more vesh te pakten qeteso shpirtin e tij nese e more me brenga dhe qeteso brengat e te tjereve qe i le pa te! E di qe ke gjithmone te drejte per zgjedhjet qe ben…,por ky lajm te dhemb! Ndaj nuk rri dot pa ta thene Zot!

Artan Hoxha: Jetove duke ndjekur pasionin….
dhe pasioni, si mik i pandare te rrembeu me vete…
Sa here me duhej te udhetoja ne zona te thella malore, ne rruge te veshtira dhe mot te keq, zgjidhja Mandin… e dini pse?!!!
Mandi kishte qene komando me misionet ushtarake ne Bosnje, rezistonte gjate, nuk lodhej kurre dhe mbi te gjitha fliste pak…
Kam qene me te ne Theth, Shale, Valbone, Cerem, Rragamin e Shales,….
Me te kishte dy probleme, mos i kalo afer detit, dhe mos i lere kohe te lire ne mal, ndryshe nuk e kuptoje ku kishte avulluar si me magji. O ishte zhytur thelle ne uje, ose ishte ngjitur lart ne mal…
Lamtumire Mandi,…
avullove dhe nje here tjeter si me magji, kete radhe per te mos u kthyer me kurre…
Do te kujtoj sa here te kaloj afer detit dhe sa here te ngjitem ne mal…

Erjon Skëndaj: O shok, o mik, o Mandi sa e rende dhe e veshtire qenka te shkruash per ty tani qe nuk je me. O zot nuk e besoj ende qe ka ndodhur vertete edhe pse mu desh qe te lexoj e rilexoj mbi 10 here lajmin tend te fundit me zerin qe me dridhej e qe nuk me linte ta permbyllja leximin.
Por ti ike si kampion, se ti i tille ishe ne ato qe dije te beje me mire. Ne mend me vijne nje mori kujtimesh qe i ndame bashke qe nga permbytjet ne shkoder, 21 janari e ne cdo proteste e ngjarje te bujshme. 10 vite kujtime me ty shok e mik i mire. I tille do mbetesh per ne shoket e tu te neës 24. Qofsh i xhenetit mik. Zoti i lehtesoft dhimbjen e madhe familjes tende.

Ilir Mati: Më hidhërove Mand! Mik, koleg i dyfishtë ne gazetari televizive dhe Udhërrëfyes Turistik i Turizmit te Veçantë. Zbrisja nga Shebeniku, e sa u futa ne makine per t;u kthyer ne shtepi – degjova ne radio lajmin!
Lexoj se ke hidhëruar shumë shok e miq, nuk të kthejm dot në jetë! Por, do të rrosh në kujtesë te ne koleget e tu udherrefyes turistik te turizmit te veçantë, që shpesh ne përgatitjen tonë profesionale gjendemi në sfidë me forcat e mëdha të natyrës.
Ti nuk ia dole këtë rradhë, e unë nuk isha aty të luftoja me ty. I vë faj vetes!
Ngushëllime familjes në emër të Shoqatës Kombëtare të Udhërëfyesëve Turistik.
Ilir Mati
Udhërrëfyes Turistik Nderi
Shënim: Armand Hallvaxhiu humbi jetën gjatë gjuetisë nën ujore, pasion i tij i madh.

Këto ishin disa prej mesazheve nga miqtë e tij, ndërsa vdekja e parakohshme e kameramanit të pasionuar pas zhytjes dhe natyrës, sjell në jetë shprehjen e famshme të Bukowskit, “Gjej atë që do dhe lëre të të vrasë”.

Please follow and like us: