Albspirit

Media/News/Publishing

Ditmir Bushati nis vizitë zyrtare në New York

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka nisur një vizitë zyrtare në New York, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Takimin e Nivelit të Lartë mbi Paqen e Qëndrueshme në Kombet e Bashkuara.

Gjatë qëndrimit të tij, Ministri do të marrë pjesë në sesionin e organizuar nga OKB, ndërsa pritet të zhvillojë takime të nivelit të lartë me përfaqësues të OKB-së dhe të shteteve të ndryshme.

Po ashtu, bëhet e ditur se, ministri Bushati do të marrë pjesë edhe në një event të organizuar nga Columbia University për “Sfidat gjeopolitike dhe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor”.

Gjithashtu, Bushati do të takohet gjithashtu me shqiptarë të cilët punojnë në organizma të ndryshme të Kombeve të Bashkuara, si edhe me shqiptaro-amerikanin e suksesshëm, Michael D. Granoff, sipërmarrës i arrirë dhe i angazhuar në çështjet e Diasporës shqiptare në SHBA dhe në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.

Please follow and like us: