Albspirit

Media/News/Publishing

Dritan Demiraj rikthehet në Forcat e Armatosura

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka rifituar të drejtën për t’u kthyer si kolonel aktiv në Forcat e Armatosura. Kujtojmë që ai u largua nga FA në vitin 2014 nga ish-ministrja Mimi Kodheli. Kjo e fundit e argumentoi vendimin me pretendimin se Demiraj kishte dalë jashtë vendit pa leje. ‘E drejta vonoi, por u vu në vend’, thotë Demiraj përmes një statusi në faqen e tij në Facebook, ku ai falenderon gjithashtu ministren aktuale Olta Xhaçka. Demiraj shërben në Forcat e Armatosura prej 31 vitesh, ndërsa për disa muaj mbajti postin e Ministrit të Brendshëm, pas marrëveshjes Rama-Basha.

Please follow and like us: