Kthehet në banesë, gruaja gjen të vetëvarur dropullitin
Një 60 vjeçar është gjetur i vetëvrarë në banesën e tij në zonën e Dropullit në Gjirokastër. Viktima është shtetasi D. P. Trupi i tij u gjet nga bashkëshortja e cila njoftoi menjëherë policinë. Nga kqyrja e parë e grupit hetimor në vendnngjarje në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja apo dëmtime të tjera të shkaktuara nga faktorë të jashtëm.
Njoftimi i policise:
Informacion paraprak Në fshatin Llovinë, njësia administrative Dropull i Sipërm, Bashkia Dropull, në banesën e tij, është gjetur i vetëvarur nga bashkëshortja e tij, shtetasi Dh.P., rreth 60 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera të shkaktuara nga ndonje faktor tjetër. Në vendngjarje kashkuar grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.