Albspirit

Media/News/Publishing

Mikesha tregon të vërtetën mbi divorcin e Adrola Dushit

Ish-miss Shqipëria, Adrola Dushi, e cila po e zhvillon karrierën e saj si modele në SHBA, vetëm pak ditë më parë foli rreth ndarjes së saj me ish-bashkëshortin. E ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” Adrola tha se nuk ishte faji i askujt, por vetëm i moshës së tyre të vogël.

“Martesa nuk ishte gabim, por unë dhe Adisi ishim shumë të rinj. Nuk mendoj se është as faji im, as faji i Adisit për ndarjen tonë. Është thjesht faji i situatës, Troi erdhi shumë herët në jetën tonë. Pse nuk funksionoi do të ngelet mes meje dhe Adisit”, u shpreh Adrola e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”.

Kjo deklaratë na la të kuptonim se ishte një ndarje paqësore, por një mesazh që Adrola ka marrë nga një ndër mikeshat e saj më të mira na bëri të dyshojmë se ndarja e tyre nuk ka qenë dhe aq e paqtë.

“Nuk do të rresht kurrë së thëni se sa me fat jam që të kam në jetën time. Ti je një mrekulli dhe një dhuratë e Zotit. Ti je bekim për të gjithë njerëzit që të njohin, por ajo çka të bën ty personin më të mrekullueshëm në botë, është pikërisht zemra jote që kujdeset dhe i do shumë të tjerët. Ti ke qenë dhe je personi më i mirë që kam takuar gjatë jetës sime. Kur ti ikën, ata do të kërkojnë për një të ngjashme me ty, por kurrë nuk do të gjejnë një si ty sepse ti je rrallë. Njerëzit që nuk u kujdesën për ty, kanë humbur një person për të cilin do të kërkojnë gjithë jetën për ta gjetur. Dhe personat që vërtet kanë humbur janë ata, jo ti. Të dua me gjithë fuqinë e shpirtit dhe zemrës”, shkruhet në mesazhin me të cilin është surprizuar Adrola ditën e djeshme.

Please follow and like us: