Albspirit

Media/News/Publishing

Nga Izraeli vjen algoritmi që identifikon përdoruesit e rremë në rrjetet sociale

Kërkuesit izraelitë kanë zbuluar një metodë për të zbuluar llogaritë e rreme në shumicën e rrjeteve sociale, përfshirë Facebook dhe Twitter. Kërkuesit izraelitë të Universitetit Ben-Gurion të Negevit, me qendër në Be’er Sheva, kanë zbuluar një metodë për të zbuluar llogaritë e rreme në shumicën e rrjeteve sociale, duke përfshirë Facebook dhe Twitter. Në zhvillimin e algoritmit, studiuesit izraelitë u mbështetën nga kolegët e tyre të Universitetit të Uashingtonit në Seattle.

Sipas studimit të tyre, të publikuar në revistën “Social Network Analysis and Mining”, metoda e re është bazuar në supozimin se llogaritë rreme kanë tendencë për të krijuar lidhje me përdorues të tjerë në rrjet.

Autorët të zbulimit të rëndësishëm janë Dima Kagan, kreu i studiuesve në departamentin e inxhinierisë së sistemeve kompjuterike dhe softwwareve i “Ben-Gurion University of Negev” (BGU), ish-student i doktoraturës në BGU, Michael Fire nga Universiteti i Uashingtonit dhe profesor Yuval Elovici, drejtor i Telekom Innovation Laboratories dhe Qendra për Hulumtim mbi Sigurinë e Informacionit dhe një anëtar i departamentit të inxhinierisë e kompjuterit dhe sistemet software në BGU.

“Ne kemi testuar algoritmin tonë në një grup të të dhënave të simuluara dhe reale në 10 rrjete të ndryshme sociale dhe ai ka punuar mirë në të dyja”, tha Dima Kagan. “Në përgjithësi, rezultatet treguan se në një skenar të miqësisë reale është e mundur për të zbuluar njerëzit që kanë lidhje të forta miqësie dhe madje edhe përdoruesit e më shumë me qëllim të keq, edhe në Twitter. Metoda e jonë tejkalon metoda të tjera të zbulimit të anomalive dhe ne besojmë se ka një potencial të madh për një gamë të gjerë e aplikacioneve, veçanërisht në fushën e sigurisë së informacionit”, thanë Kagan dhe Elovichi. Algoritmi mund të përdoret gjithashtu për të zbuluar njerëz me ndikim në rrjetet sociale

Please follow and like us: