Albspirit

Media/News/Publishing

Fier, vetvritet Oficeri i Patrullës së Përgjithshme të Rendit

Në datën 24.04.2018, pasi ka mbaruar shërbimin, ka vrarë veten me armën e shërbimit Oficeri i Patrullës së Përgjithshme të Rendit, shtetasi K.F, 46 vjeç, banues në fshatin Seman, Fier.

Një oficer policie qëlloi veten me armën e shërbimit duke mbetur i vdekur në vend sot në Fier. Ngjarja ndodhi në ambientet e komisariatit të Fierit, ndërkohë që ende nuk dihet asnjë arsye se pse oficeri qëlloi vetveten. Ngjarja e rëndë ende nuk është njoftuar zyrtarisht nga policia. Grupi hetimor ka nisur investigimin per ngjarjen e rende.

Please follow and like us: