Izet Haxhia dorëzohet në policinë turke
“Meqe nuk erdhen te me marrin, u dorezova vete ne policine turke”, shkruan në llogarinë e tij në Facebook, Izet Haxhia këtë paradite. Haxhia është dënuar nga gjykata shqiptare për pjesëmarrje në vrasjen e Azem Hajdarit dhe prej më shumë se 15 vite ndodhet në Turqi i strehuar fillimisht si azilant. Qeveria shqiptare prej kohësh ka kërkuar ekstradimin e tij ndërkohë që gjykata turke vetëm pak muaj më parë vendosi për kthimin e tij në Shqipëri. Haxhia është mjaft preznet në mediat e majta shqiptare të cilat e risjellin atë në faqet e tyre sa herë është nevoja të zbehin apo heshtin ndonjë problem të ditës në Tiranë.
Please follow and like us: