Albspirit

Media/News/Publishing

Maryam Rajavi: Armiku i Iranit dhe i të gjithë iranianëve janë mullahët në pushtet

Kryengritjet e njëpasnjëshme në krahinat e ndryshme tregojnë vendosmërinë e popullit iranian për të fituar  lirinë

Me rastin e protestave të fundit mbarëkombëtare nëpër provincat iraniane, znj. Maryam Rajavi, presidentja e  zgjedhur e rezistencës iraniane dërgon një mesazh që pjesërisht thotë:

Bashkatdhetarë, protestues të rinj të guximshëm,

Grevat  dhe protestat e  njëkohshme në qytete të ndryshme në krahinat e Kurdistanit, Kermanshahit, Azerbaijanit Perëndimor dhe trazirat  shtatë  ditore në Kazeroun, si dhe protestat dy-mujore të fermerëve në Isfahan dhe kryengritjet e bashkëatdhetarëve tanë arabë në Ahvaz dhe qytete të tjera të Khuzistanit gjatë javëve të kaluara, theksuan edhe njëherë gatishmërinë e shoqërisë iraniane për të shtrirë protestat për përmbysjen e tiranisë fetare të mullahëve.

Arrestimet dhe vrasjet, duke përfshirë vrasjen e të burgosurve nën torturë, nuk kanë pasur ndonjë ndikim në vendosmërinë e popullit tonë për të fituar lirinë. Populli iranian nuk dëshiron më të shohë varfërinë e vazhdueshme, shtypjen dhe sundimin e fashizmit fetar.

Për një javë, thirrja e kombit tonë për drejtësi po përsëritet në protestat e njerëzve të guximshëm të Kazerounit që këndojnë: “Jemi gra dhe burra luftarakë” dhe “ruhuni  ditës kur të armatosemi”.  Kjo të kujton rënkimet e bijve të guximshëm të Kazeroun që u bashkuan me radhët e Mojahedinëve për të luftuar për liri. Përkujtojmë heronjtë e këtij qyteti që u masakruan në vitin 1988. Përshëndetje  popullit të  Kazerounit që i ka dhënë një mbështetje të jashtëzakonshme udhëheqësit ë madh të lëvizjes së Iranit për liri, Dr Mohammad Mossaddeq, dhe një numër i madh i bijve të të cilit është burgosur dhe vrarë në luftën kundër regjimit klerikal.

Thirrjet e njerëzve të Kazerounit që këndojnë “Armiku ynë është këtu”, pasqyrojnë thirrjen e gjithë kombit. Armiku i Iranit dhe i të gjithë iranianëve janë mullahët që kanë pushtuar vendin dhe ne duhet ta shkëpusim atdheun tonë të dashur nga kthetrat e tyre.

Përshëndetje popullit të  Kazerounit, Isfahanit dhe Ahvazit, të cilët ndërprenë  falsitetin e lutjes të së premtes duke i kthyer shpinën podiumit dhe duke i quajtur ata “armiq”.  Duke krijuar  kështu një skandal për mullahët në pushtet.

Zgjidhja është  vazhdimi i  kryengritjeve që filluan më 28 dhjetor 2017, derisa regjimi i mullahëve  të rrëzohet. Sikurse thotë Massoud Rajavi, Udhëheqësi i Rezistencës iraniane: “Është një detyrim patriot urgjent të mbahet ndezur drita e protestave në çdo rast, në çdo kohë dhe në çdo vend”.

I bëj thirrje bashkatdhetarëve të mi që të shtrijnë protestat, të tregojnë solidaritet me popujt e ngritur të provincave iraniane dhe të insistojnë në lirimin e të arrestuarve, veçanërisht të qindra bashkatdhetarëve të arrestuar në Khuzistan.

Please follow and like us: