Albspirit

Media/News/Publishing

SEKRETARJA E PD SHPËRTHEN NDAJ GAZETARËVE: MBURREN PËR VESHJE FIRMATO DHE VILA MILIONA EUROSHE, POR NUK DENONCOJNË VRASJEN E FJALËS SË LIRË

Sekretarja e Organizatave Partnere në PD, Valbona Mezini një një reagim në rrjetin social Facebook, u drejtohet ashpër gazetarëve.

Mezini flet për privatizimimin politik, siç e quan ajo. Ndërsa thekson se gazetarët heshtin dhe sipas saj zgjedhin të mburren me veshjet, pushimet dhe vilat.

“Çfarë më bën përshtypje është heshtja e gjithë gazetarëve me panele emisionesh që sot mburren për veshjet firmato, pushimet luksoze dhe vila miliona euroshe, e që gjoja e mbajnë veten se i shërbejnë interesit publik, por asnjë panel nuk organizojnë te denoncojnë sesi po privatizohen partitë dhe si vritet fjala e lirë, shkruan Mezini ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

THIRRJE PER KOLEGET.

Po vdes demokracia ne politiken shqiptare e bashke me te, gjithe bursa e vlerave, ne shoqeri. Privatizimi politik sot do t’i sherbeje klientelizmit amoral neser.

ÇFARE ME BEN PERSHTJE ESHTE HESHTJA E GJITHE GAZETAREVE ME PANELE EMISJONESH qe sot mburren per veshjet firmato, pushimet lluksoze dhe vila miliona euroshe, e qe gjoja e mbajne veten se i sherbejne interesit publik , POR ASNJE PANEL NUK ORGANIZOJNE TE DENONCOJNE SESI PO PRIVATIZOHEN PARTITE DHE SI VRITET FJALA E LIRE !! Te jene kaq infantile sa te mos kuptojne çpo ndodh apo interesat i largojne nga problemi perbashket !!??

MOS U BENI BASHKEPUNETORE NE VRASJEN E DEMOKRACISE.

KLIENTELIZMI VRET EDHE JU !

Please follow and like us: