Video/Blogerja e seksit e patatuar ende: Duhet të jesh i virgjër vetëm nëse je vaj ulliri
Zhaklina Lekatari njihet ndryshe si ‘blogerja e seksit’. Ajo ka një blog ku flet hapur mbi tematika të ndryshme për marrëdhëniet seksuale. E ftuar në emisionin ‘Ditë e Re’ ajo u shpresh se pjesa më e madhe e shoqëris shqiptare është ende e frustruar dhe ‘morali’ promovohet shumë tek femrat. Zhaklina tregoi se gjithmonë i thotë vajzave se nuk duhet të lejojnë që vlera e tyre të përcaktohet nga virgjëra. Sipas saj duhet të jesh e virgjër vetëm nëse je vaj ulliri.
“Pjesa më e madhe e shoqërisë është ende e frustruar.
Ne kemi frikë të japim mendimin tonë për një gjellë nëse na ftojnë për drekë tek dikush, kemi frikë të refuzojmë gjellën se tjetri ofendohet, lërë më të flasim në mënyrë të hapur e të sinqertë me partnerin për atë çka ty të pëlqen apo nuk të pëlqen.
Sidomos tek gratë ku promovohet kaq shumë morali.
Ose virgjëria. Unë e them gjithmonë tek vajzat. Mos lejoni që vlera juaj të përcaktohet nga virgjëria. Duhet të jesh i virgjër vetëm nëse je vaj ulliri.
Morali i një personi nuk vlerësohet aty, ka shumë gjëra, ka shumë faktorë, situata që e vlerësojnë një individ, nuk është jeta e tij seksuale”.