Një video e oficerëve të policisë që ekspozonin gjinjtë e një gruaje, pasi e arrestuan brutalisht atë në Saraland, Alabama të SHBA-ve, është shpërndarë gjerësisht në mediat sociale. Departamenti i Policisë Saraland tani po shqyrton rastin. Policia nisi një hetim të brendshëm për arrestimin e 25-vjeçares Chikesia Clemons në mes të Waffle House të dielën në mëngjes. Zyrtarët u kapën në kamera duke përdorur forcë kundër gruas së re dhe madje kërcënuan të thyenin krahun nëse ajo vazhdonte t’i rezistonte arrestimit. Videoja, e filmuar nga miku i Clemons, Canita Adams, tregon një oficer duke biseduar me gruan para se të nisë aksioni i arrestimit duke u zhvendosur brutalisht nga karrigia e saj dhe hedhur në tokë. Ndërsa Clemons tha se ajo nuk kishte bërë asgjë të keqe dhe protestonte me zë të lartë për veprimet e oficerëve, të cilët bënë që gruas t’i dilnin jashtë pjesët e saj intime. Pavarësisht kësaj, policët vazhduan aksionin.