Ylli Manjani: Qëndrim prej pushti!
Qëndrimi zyrtar i Kryeministrit, se medemek po nuk u çelën negociatat shqiptarët do ma u bëkan Rusë apo islamikë, është i poshtër dhe jo përfaqësues!
Nuk mund ti bëhet poshtërsi më e madhe shqiptarëve sesa kjo që ju bën Krye- i fandaksuri- ministër!
Të shesësh popullin tënd si gogol nëpër takime zyrtare, është keqpërfaqësim me pasoja shumë të rënda!
Ca më keq akoma, këtë gogolizim kur e bën thjesht për propagandë dhe karrigen e pushtetit personal, quhet poshtërsi! Dhe i poshtri që e bën quhet PUSHT!
Shqiptarët as kanë qenë, as janë e as do jenë as Rusë e as islamikë! Madje as Lindorë!!!
As nuk ju kërcet fare madje për këto gjera! Të gjithë ne bashkjetojmë paqësisht me çdo komb, rracë, ngjyre e fe pa asnjë problem!
Halli ynë i vetëm ka qenë dhe mbetet liria dhe ekonomia. Ndaj nuk kemi parë e as shohim nga përkatësia as origjina askënd!
Aq më pak shohim etiketimet që bên politika herë si “Rus” e herë si “amerikan” apo “kinez”…
Rusët e kinezët e amerikanët e europianët janë etiketa politike që i përdorin pushtetet politike për të krijuar përçarje e ndasi!
Ndërkohë në jetën reale shqiptarët duan vetëm të jetojnë mirë si gjithë të tjerët.
Faktet tregojnë se të mirën shqiptarët e kanë gjetur gjithnjë vetë, në perëndim.
Shqiptarët kanë emigruar në perëndim dhe jo në lindje! Ndaj ska se si të ndikohen nga lindja, o Kryeministër!!!
Dikush duhet ti thotë ta mbledhë mendjen se u bë gaz i botës!
Më keq akoma na nxorri bojën që s’është e jona, duke na bërë rus e islamik. Pra njerëz të egjer!!!
Nuk e meritojmë këtë gjë!