Albspirit

Media/News/Publishing

Majlinda Bregu mori postin e rëndësishëm në BE, Berisha: Opozita duhej të ishte pyetur

Ish-kryedemokrati Sali Berisha në “News 24” është prononcuar edhe për emërimin e ish-deputetes së PD, Majlinda Bregu në postin e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal në BE, duke thënë se e respekton zgjedhjen e saj.

Berisha ka theksuar se marrëdhëniet mes tyre janë shumë të mira ende, por i qëndron mendimit se opozita duhet të ishte pyetur. “Respektoj zgjedhjen, por normalisht opozita duhet të ishte pyetur dhe askush nuk e ndalonte. Kryetari i PD duhet të ishte pyetur. Derisa nuk është pyetur dhe opozita… Marrëdhëniet e mia me Majlinda Bregun janë të mira, nuk mund të them se jam zemër thyer se ajo bëri këtë veprim”, ka thënë Berisha.

Please follow and like us: