Albspirit

Media/News/Publishing

Prof. Dr. Arben Manasterliu: Me qetësi e dashuri, thoshte Meta. Me këpucë e histeri, thotë Mona

“Ky grup parlamentar nuk është zgjedhja ime. Është zgjedhja e Ilir Metës. Çdo deputet që kërkon ta shikojë veten e tij në LSI si shoku i Ilir Metës le ta shikojë si shok i Ilir Metës. Kryetar i LSI është Monika Kryemadhi dhe nuk është Ilir Meta”. Kështu u shpreh Mona para pak ditësh dhe nuk është aspak egzagjerim të thuhet që kjo është ndër deklaratat më absurde, amatoreske dhe histerike që ka bërë Mona që nga vetë-caktimi si kryetare e LSI.

Cilido që e njeh psikologjinë politike e interpreton shumë lehtë sjelljen e Monës. Histeri – histeri – histeri, menopauzë politike, frustracion dhe amatorizëm në nivelin e absurdes.

Që kur erdhi në krye të LSI, Mona më shumë ka bërë opozitë me Ilir Metës se sa me Ramën, apo me bashkë-opozitarin Basha. Më shumë Mona inatoset me Metën se sa Ramën dhe ndoshta edhe xhelozohet përse të vetët donin më shumë Metën se sa atë. Disa mendojnë se kjo është loja.

Është vetëm një aktrim për të bërë se gjoja Meta dhe Mona (M&M) nuk kanë afërsi politike siç mund të kenë si burrë e grua, por në fakt, siç është politikane amatore, është edhe aktore amatore dhe Monës thjeshtë i janë ngritur xhindtë që nuk po arrin dot ta ruajë LSI-në si e ruante Meta e nuk po arrin dot të krijojë profilin e drejtueses siç ajo e ëndërron apo e imagjinon teksa mbyll sytë në parukerinë e saj të preferuar të cilën me sa e shohim në TV dhe facebook, e frekuenton çdo ditë.

Prej vitesh nën hijen e Metës, Mona kërkon identitetin e saj politik. Ajo ëndërron të bëhet politikane e rangut të lartë, por e ka kuptuar shumë herët edhe vetë që nuk ka brum lidershipi. Edhe të sajët e kanë kuptuar.

Asnjë nga deputetët e LSI të cilët e kanë marrë mandatin me forcën e tyre nuk ia kanë frikën Monës sepse ajo nuk ka asnjë kontribut në mandatin e tyre. Mona i etiketon si të Metës, sepse lloji i saj i deputetëve do ishte një grup çupëlinash me të cilat do shkonte tek parukierja apo do bënte ca llogje të mira deri ditën e zgjedhjeve, e më pas do vajtonin së bashku me histeri kolosale, pasi asnjëra prej tyre, as edhe vetë Monika nuk do arrinin të fitonin mandatin.

Të gjithë politikanët shqiptarë janë shumë amatorë, e shumë të këqinj. Megjithatë, ndër të gjithë rangun kaq të ulët të politikanëve shqiptarë, Mona është edhe më e ulët se sa ata.

U bënë shumë muaj që ka dhënë shembullin e bashkëshortes së keqe, e gruas që shan burrin (me të vërtetë apo gjoja nuk ka rëndësi) jo në tavolina private por në televizone kombëtare. Ajo ka dhënë shembullin e keq edhe përmes çupëlinave që ka përreth si Floida e Kejdi, të cilat nën shembullin e saj shtyjnë e gërricin si mace mistrece, duke bërë çdo prind të mos uronte që vajza e tij të kishte një karrierë të atillë në një parti të atillë. Por edhe Endriti me Petritin kanë përfunduar si imazhe politike lodër, të tromaksur edhe më shumë nga sa e kanë në natyrë, nga stili histerik i Monës.

Dhe Mona ka përfunduar e ka ngritur LSI-në e saj brenda LSI-së së Metës. Dhe në mini-partinë e saj janë vetëm çupëlinat e bankave të shkollës, dy bilbilat që iu tërheq veshin, Dritan Kabën që e ka zënë diarrea e statuseve në facebook, Çim Pekën që e mban veten si Kissinger-i shqiptar, Elona Gurin që është ilustrimi më i mirë i rasteve kur gratë e lagjes kanë në farefis një politikan të rëndësishëm e nisin të merren me politikë, dhe …? Dhe … kë tjetër? Asnjë tjetër! Mona ka mbetur vetëm. E vetme në histerinë e saj.

Në çdo shoqëri, politikanët janë helmi dhe jo antidota. Në rastin e Monës, jo vetëm vendi është pështirosur nga kjo femër pa klas, me zë stonues, me logjikë primitive, me sharm mali e jo stil qytetarie, por edhe vetë partia e saj ka nisur distancimin nga ky model i shëmtuar që po i drejton.

Me qëtësi e dashuri, thoshte Meta. Me këpucë e histeri, thotë Mona. Ndaj edhe LSI ka mbaruar. Të gjithë e dinë këtë. Edhe vetë Mona.

Please follow and like us: