Albspirit

Media/News/Publishing

Tapeti i kuq priti “5 Netët e Kinemasë Spanjolle” në Kinemanë “Kadri Roshi” të qyetit Kuçovë

Skënder Jaçe, Kineast

Është një rrugëtim i gjatë me filmin në këtë qytet naftëtarësh. Shumë herë kemi organizuar aktivitete dhe formate të ndryshme me filmin si “Javën e filmit Italian”, “Maratonën e kinemasë Botërore” apo nostalgjia për artistët Shqiptar duke promovuar vlerat më të mira të kinemasë botërore dhe asaj Shqiptare. Kështu në edicionin e dytë të kinemasë Spanjolle, ndryshe nga edicioni i parë i cili u zhvillua në vitin 2016 me filmin nostalgjik, sivjet menduam të sjellim filmat e fundit të kinemasë Spanjolle. Festës së filmit i krijoj akoma më shumë atmosferë pjesmarja e trupit Diplomatik kryesuar nga vetë z/Ambasadorja z. Eva Mendosa.

 

E shoqëruar nga K/Bashkisë z.Selfo Kapllani ajo vizitoi dy puse të vjetra nafte të viteve 1929. I konceptuar në formën e një show artistik, tangua e njohur spanjolle “Comparsita” nën mikrofonin e këngëtarit të njohur Ardian Trebicka do të ngrinte siparin e aktivitetit. Kryetari i Bashkisë Kuçovë do të përshëndeste hapjen e aktivitetit duke falenderuar pjesmarsit ai do të theksonte se arti dhe kultura janë promotorë të zhvillimit në një qytet. Në fjalën e saj përshendetëse z. Eva Mendoza theksoi se: Jam e lumtur që ndodhem në këtë qytet naftëtarësh me këtë mikpritje të ngrohët, ju siguroj vazhdoi ajo se aktivitete të tilla do të vazhdojmë edhe në të ardhmen.

c33

Regjisori dhe aktori i njohur Mevlan Shanaj do të sillte kujtime nga kinemaja Shqiptare duke bërë dhe një homazh për artistët dhe kineastët tanë. Aktviteti i kuruar bukur nga “Cinemania film” vazhdoi me një inmemoriam për dy divat e kinemasë spanjolle, Impero Argentina dhe Lola Flores si dhe një insert nga Spanja sot. Një komedi dramë do të vazhdonte në projeksionin e natës së parë i cili u ndoq me shumë interes nga spektatori. Diskutime, foto mes miqësh e simpatizantë të kinemasë nën trokitjen e gotave të verës Spanjolle do të sillte kokteili i shtruar me këtë rast të festës së filmit. Aktiviteti në ditën e pestë të tij do të ngjiste në skenë djalin e aktorit të madh Kadri Roshi emrin e të cilit mbanë dhe kinemaja në këtë qytet.

 

c1Aktori Kliti Roshi i përlotur, kujtoj plot respekt daljen e fundit në këtë skenë të Kadri Roshit me rastin e vendosjes së emrit të kinemasë 14 vjetë më parë. Qendra Kombëtare e kinematografisë e cila ishte dhe promotore e zhvillimit të këtij aktiviteti, nxitë dhe bashkitë e tjera të mbështesin dhe promovojnë këtë artë të fuqishëm siç është kinemaja, i cili është një art masiv që edukon nëpërmjet ekranit të madh dhe nxit shijet për një kulturë dhe qytetari europiane. Edhe për shumë kohë qyeti i Kuçovës do të përjetoj bukurinë dhe kënaqësinë e kinemasë Spanjolle.

 

 

 

Please follow and like us: