Albspirit

Media/News/Publishing

Tiranë, burrë e grua kërcënojnë se do hidhen nga vinçi

Një çift bashkëshortësh kanë kërcënuar se do hidhen nga vinçi.

Mësohet se çifti ka hipur në një vinç, pranë zonës në ish-kompleksin Dinamo në kryeqytet.

Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje duke negociuar që çifti të zbresë nga vinçi.

Mësohet se edhe më parë i njëjti çift ishin ngjitur në vinç në tetor të vitit 2017, duke kërcënuar për t’u hedhur.

Please follow and like us: