Albspirit

Media/News/Publishing

Video/Luftëtari fundos Flamurtarin, vendos Abazaj me dopietë

Luftëtari mund 2-1 Flamurtarin. Ndeshja u zhbllokua që në minutën e parë, teksa portieri Adis Nurkovic, në tentativë për të larguar topin, e përplasi te një nga shokët e skuadrës dhe u kthye pas në drejtim të portës së boshatisur. Abazaj e kishte të thjeshtë për ta shtyrë në rrjetë. Në minutën e 33-të ishte Abazaj ai që realizoi golin e dytë, këtë herë duke ekzekutuar një goditje dënimi. Kur të gjithë prisnin që tropojani të krosonte, sulmuesi anësor shtangu portierin mik, që u detyrua ta nxirrte topin për të dytën herë nga rrjeta. Në fund të pjesës së parë trajneri Hasan Lika u detyrua të bënte një zëvendësim të detyruar, pasi Rapa u dëmtua dhe në vend të tij u fut Beqiri.

Mbrojtësi qendror mori ndihmën e parë dhe më pas u dërgua në spital për t’u parë më mirë nga specialistët. Fillimi i pjesës së dytë është më i mirë për Flamurtarin që gjen golin e parë në minutën e 53-të me Nedeljkoviç. Pas një goditje nga këndi për vlonjatët, mesfushori godet me kokë duke mposhtur portierin Athanasopulos. Flamurtari provoi deri në fund që të gjente golin e barazimit, por Tounkara nuk ka arritur që të shfrytëzojë mundësit që pati për shënim. Luftëtari pas këtij suksesi, ngjitet në kuotën e 50 pikëve, 5 më pak se Kukësi, ndërkohë që Flamurtari mbetet në kuotën e 43 pikëve. /Koha Jonë/



 
Please follow and like us: