Albina Deda: Europa e Edi Ramës, vegim e mashtrim
“Europa” e Edvin Ramës!
Nuk ka paradoks më të pështirë, nuk ka monolog më banal, nuk ka slogane më bajate sesa ato që po dëgjojmë rëndom këto ditë nga goja e kryeministrit të hashashit, Edi Rama.
Pasi ka pështirosur periudhën më iluministe shqiptare, Rilindjen, me nominacionet që i bëri klanit të tij politiko-mafioz, ai të njëjtën gjë po bën dhe me fjalën e kuptimin: Europë.
Ky djall human, armik në parime e në tërë qënien e tij me principet mbi të cilat u krijua e funksionon Bashkimi Europian, duke menduar të notojë në gjeostrategjinë e kontinentit oksidental, ka marrë poza të triumfatorit të çeljes së negociatave.
Se kush është Edi Rama e din sot i madh e i vogël dhe sesi ka qeverisur e qeveris me bandën e tij nuk ka më iluzion ndaj është i tepërt komenti.
Jo Edvinit por çdo shqiptari do t’i drejtoj disa pyetje:
– Për çfarë Europe flet Edvin Rama, njeriu që ngriti në politikë të hapur kanabizimin e vendit?!
– Kujt ja shet europianin ky monstër-kryeministër që me klikën e tij vjedh pasurinë publike me konsensione e PPP të korruptuara?!
– Kujt i shet reforma europiane ky kryetar qeverie që, në vend të shërbesës për popullin, është kthyer në një sulltan klanor që favorizon veten dhe enturazhin oligarkik?
– Kush e han për europian këtë njeri të zi që gjithë popullin e ka zhytur në varfëri?
– Kush i beson negociata atij që në pesë vite qeverisje ka prodhuar refugjatë politikë e ekonomikë duke konkuruar për numër popullsie Sirinë apo vendet më të varfëra të Afrikës?
– A i quan të marrë shqiptarë e ndërkombëtarët ky prevers me gene diktatori që krejt klikën biologjike të sundimtarëve komuniste e ka instaluar në do qelizë të pushtetit?!
– Ç’farë Europe presim prej njeriut i cili imiton Kolonelin Gadaf në luksozitet dhe sjellje me gazetarët…?!
Jo miq nga Edi Rama nuk mund të pritet Europa.
Nga ai pritet largimi një orë e më parë në mënyrë që të mos marrë rrugën e mërgimit dhe më i fundmi shqiptar.
Europa e Edi Ramës nuk është veçse vegim e mashtrim.