Albspirit

Media/News/Publishing

Basha: Marrëveshja e 18 majit ishte e detyruar nga jashtë, Rama e keqpërdori

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha pranoi për herë të parë në Kuvendin e selisë blu se marrëveshja e 18 majit me Edi Ramën ishte e detyruar nga jashtë.

Në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të PD, Lulzim Basha iu kthye marrëveshjes së 18 majit me Edi Ramën, duke e konsideruar si një “një zgjidhje të detyruar nga jashtë dhe nga brenda” dhe si dëmtuese të PD-së në aspektin e rezultatit të zgjedhjeve.

“Ajo ishte një zgjidhje e detyruar nga jashtë dhe nga brenda, ajo ishte një tërheqje e përkohshme, për t’u përgatitur, për të mbledhur forcat, për të njohur miqtë dhe kundërshtarët dhe për të rinisur sulmin tonë vendimtar deri në fitore. Edhe falë kësaj, ne jemi sot forca e vetme morale që ka kurajon të luftojë për interesat e njerëzve, për një shoqëri të lirë me mundësi për të gjithë.

Më tej, kreu i PD-së shtoi se, “veç të tjerave, marrëveshja u përdor nga propaganda socialiste për të goditur Partinë Demokratike”.

“Është e qartë sot, se krimi, bandat, droga, trafikantët e votave kanë vetëm një pengesë, vetëm një digë që ngrihet e fortë dhe e lartë: Partia Demokratike! Edi Rama e përdori marrëveshjen e 18 majit si fasadë për të mbuluar bashkëpunimin e tij me krimin për blerjen e votave dhe manipulimin e zgjedhjeve”, tha Basha.

“Por, ndërsa marrëveshja e dëmtoi PD-në elektoralisht, ironia është se marrëveshja qe momenti i kthesës për vetëdijësimin dhe qëndrimet e faktorit ndërkombëtar ndaj Shqipërisë dhe qeverisjes Rama. PD humbi edhe për shkak të marrëveshjes, por Shqipëria fitoi nga marrëveshja”, vijoi ai.

Please follow and like us: