Albspirit

Media/News/Publishing

Britanikët, 39 pyetje për Zuckerberg mbi skandalin e Facebook

 

Pas dëshmisë në Senatin Amerikan, themeluesi i Facebook, Mark Zukemberg me gjasë do të përballet me një seancë dëgjimore edhe në Parlamentin Britanik e cila kërkohet të mbahet me 24 Maj.

Parlamentarët britanikë kanë bërë me dije se janë të gatshëm të lëshojnë një thirrje zyrtare për shefin ekzekutiv të Facebook, Mark Zuckerberg, për t’u paraqitur para tyre dhe për t’ju përgjigjur 39 pyetjeve mbi skandalin e të dhënave të “Chambrige Analitica”, që ka përfshirë gjigantin e teknologjisë.

Rrjeti social për disa muaj po përballet me pyetje nga të dy anët e Atlantikut mbi mënyrën se si miliona të dhëna të përdoruesve kanë rënë në duart e konsulencës politike “Cambridge Analytica”, në mënyrë të paligjshme.

Zuckerberg më parë nuk ka pranuar që të përballej personalisht me ligjvënësit britanikë, duke dërguar në vend të tij Zyrtarin Kryesor të Teknologjisë të Facebook, Mike Schroepfer, muajin e kaluar.

Por kreu i Komitetit të Parlamentit për çështjet Dixhitale Kulturore, Median dhe Sportin, Damian Collins deklaroi këtë të martë se ende donte që Zuckerberg të paraqitej para ligjvënësve, deri më 24 maj dhe t’u jepte përgjigje 39 pyetjeve apo pikave që mbetën pa përgjigje.

“Ne shpresojmë që ai do të përgjigjet pozitivisht ndaj kërkesës sonë, por nëse jo, Komiteti do të vendosë të lëshojë një thirrje zyrtare për të që ai të paraqitet para ligjvënësve në momentin që do të hyjë në Mbretërinë e Bashkuar”, u shpreh ai.

 

Please follow and like us: