Albspirit

Media/News/Publishing

Miranda Içi: Pranverë…

Pranverë…
Luledelet u vyshkën pa i bërë kurorë.
Dallëndyshet ngatërruan rrugën.
Një gështenjë të pjekur,
nga dimri mbaj në xhep.
Ngroh duart.

Gjysëm…
Gjysëm buzëqeshje
gjysëm jetë
gjysma liri
gjysëm lumturi..shpresë
Dhe mëkatet përgjysëm.
mollë ngecur në fyt.
Si gjysma hëne
të gjitha gjysëm.
Veç në gjumë ëndërroj
se jam e plotë.

Please follow and like us: