Albspirit

Media/News/Publishing

Ekskluzive/Autoriteti i mbylljes së dosjeve dhe historia me spiunët e demokracisë

 

Bedri Blloshmi

Pas daljes nga burgu, (hyra në qeli më 1 prill 1976 dhe dola nga burgu i Burrelit në 29 mars 1991), ndoshta kam qenë ndër të paktët që kam luftuar për hapjen e dosjeve të diktaturës komuniste dhe me mundësitë e mia modeste, kam bërë përpjekje që ato të publikohen, pa fshehur asgjë, qoftë edhe pjestarë që janë afër fisit ose krushqisë sime.

Në këtë mision ka qenë edhe apeli im për Ismail Kadarenë, shkrimtari ynë më i shquar, që i jam drejtuar publikisht me dy letra dhe që ai ka pasur mirësinë për të më përgjigjur dhe natyrisht duke lëvizur disa gjëra.

Reagimi i Kadaresë bëri të mundur dy monografi për Vilson Blloshmin dhe Genc Lekën, dokumentarin e Bejkos dhe Ajazit për dy poetët martirë, shtatoren e dy poetëve të Sadik Spahisë në Librazhd dhe shumë evenimente të tjera.

Shumë shumë kohë më vonë në Shqipëri është ngritur një autoritet i veçantë i quajtur Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) i kyesuar nga Genta Sula Mara, ku brenda këtij institucioni janë zgjedhur nga Kuvendi si anëtarë bordi edhe Simon Mirakaj dhe Daut Gumeni.

Unë Bedri Blloshmi, i burgosur politik që ng 1976, vëllai i Vilson Blloshmit dhe kushëri i Genc Lekës (poetët e pushkatuar në 17 korrik 1977) bëra një kërkesë pranë këtij autoriteti dhe mora këtë përgjigje.

Pra sipas Genta Marës, Simon Mirakajt dhe Daut Gumenit mua nuk më takon që të marr dosjen e tim vëllai, me arsyetimin se këtë e ka marrë ish-bashkëshortja e Vilsonit me të bijën dhe djali i Genc Lekës.

Natyrisht dua të them paraparakisht se dosjen e plotë të dy poetëve unë e kam gjetur me mënyrat e mia dhe e kam bërë publike në një libër të veçantë, por kërkesa ime ka të bëjë me autoritetin e shtetit dhe me seriozitetin e një institucioni që pretendon se do të hapë dosjet.

Para kërkesës sime mora vesh se një agjent i Sigurimit të Shtetit, Kozma Jano, që konkuronte për organet e reja të drejtësisë, kishte kërkuar një dokument te AIDSSH e Marës-Mirakajt-Gumenit dhe kishte dalë i panjollë, megjithëse në të vërtetë ishte rekrutuar kur ka punuar në Portin e Durrësit në 977 nga operativi Sefer Alikaj. Këtij personi me vendimin nr.13, datë 19.4.1996 (nr.10 i vendimit), komisioni “Mezini”, i ka ndaluar kandidimin në emër të subjektit politik Partia e Unitetit Kombëtar. (Mjafton ky akt që këtë institucion ta groposë për seriozitetin e tij).

Kjo është kartela e Kozma Janos, që nuk u gjend nga AIDSSH:

Pa pretenduar se them ndonjë sekret si Partia Demokratike ashtu edhe Partia Socialiste, megjithëse kanë futur duar në dosje për të larë e shplarë figura shumë të zeza të diktaturës komuniste, e dinë shumë mirë se kush ka bashkëpunuar me regjimin diktatorial, por për hir të ca votave dhe mbështetjes politike i kanë fshehur ose i mbajnë nën rrogoz. Pikërisht ky është një krim i llojit të veçantë që në një mënyrë apo tjetër i bën pis edhe këto subjekte politike që marrin përsipër qeverisjen e apo opozitën e vendit.

Unë nuk dua ta paragjykoj këtë institucion, por disa foto flasim më shumë se komentet e mia:

 

Kjo foto tregon për një nga festat në Pezë të AIDSSH ku bashkë me Genta Marën gjendet edhe Nikoll Rica, ish-komandant i kufirit, por që ka gruan në këtë institucion.

Se kush është Nikoll Rica, po ju paraqes pa koment këtë informacion:

Në këto ahengje të AIDSSH është gjithashtu Simon Mirakaj.

 

Ripushkatimi i Vilsonit dhe Gencit me librin ilegal të Mimoza Ahmetit dhe financuar nga Simon Mirakaj

Koçi Petriti në një takim letrar.

Faksimile e mbështetjes së librit të Koçi Petritit nga Instituti i të Përndjekurve Politikë.

“Kjo është edhe arsyeja kryesore dhe s’ka si të ndodh ndryshe, që nomenklatura e kuqe nuk fal, nuk duron po arrite ta prekësh, sadopak, në kallo. Përnjëherë u dha urdhri: “Të ngrihet një grup pune me bashkëpunëtorë të niveleve dhe gradave të ndryshme të Sigurimit”. Ja çfarë gatuan bashkëpunëtorët e tij.

Janë shpallur disa herë në media cilët janë personat në “ekipin vrarës të dy poetëve”. Që nga sekretari i parë, muratori Sotir Koçollari, deri në Tiranë me ekspertët letrarë, Myzafer Xhaxhiu, Koçi Petriti dhe Diana Çuli.

Pa harruar edhe të dërguarin nga Ministria e Brendshme, Dhimitër Beshirin. Mirëpo botimi i librit për poetët e pushkatuar, Vilsonit dhe Lekës, shkruar dhe përgatitur nga i mirënjohuri Sadik Bejko, pati edhe një çudi para se të dilte në dritë. Sponsorizimi i premtuar nga Instituti i të Përndjekurve Politik, për botimin e tij, nuk u realizua, kjo për arsyen e thjeshtë sepse në këtë Institut, për fat të keq ka ende nga ata me pseudonime, si Kodi i Punës = Seit Prishta, etj…

Burime të sigurta më informuan se, Kodi i Punës, së bashku me spiunët e tjerë Myzafer Xhaxhiu, Koçi Petritin, Diana Çulin dhe Bilbil Camin, shërbëtor të bindur të “padronëve” të dikurshëm, për të justifikuar vjedhjen e parave të caktuar për botimin e librit “ Poetët e Pushkatuar për të hequr nga qarkullimi një sërë dokumentesh autentike, kanë botuar një libër tjetër, pa asnjë autorizim, siç thuhet “ ….me pëlqimin familjarëve të poetëve….”.

Libri ilegal i Mimoza Ahmetit financuar nga Instituti i të Përndjekurve Politikë.

Drejtori i Institutit Simon Mirakaj, njeriu i Sigurimit, në përkrahje të spiunëve të tjerë Diana Çuli, Koçi Petriti, Myzafer Xhaxhiu nxorri një paçavure për Gencin dhe Vilsonin duke i hequr dokumentet kryesore si porositë e Hysni Kapos, Ramiz Alisë, Hekuran Isait, Miti Nitos, Sako Ramës, etj. Paçavurja doli në fshehtësi jo në qarkullim. Sapo më ra në dorë kjo paçavure e hodha në gjyq b.p. Simon Mirakaj. Gjykata më dha të drejtë, dënoi Mirakën dhe shtëpinë botuese dhe ndaloi qarkullimin e librit.

Libri i tyre nuk disponon asnjë nga këto materiale:

–           Parathënien e Ismail Kadaresë.

–           Protokollin e sekretarit të parë të Librazhdit, Sotir Koçollari, që ka marrë vendimin për të vrarë Gencin dhe Vilsonin.

–           Planin e zhvillimit të gjyqit të bërë nga Subi Sulçe, që mban datën 28 prill 1977, të njëjtën datë ka edhe protokolli i sekretarit të parë të Librazhdit, Sotir Koçollari.

–           Akt-ekspertizën e Diana Çulit për poezitë e Gencit.

–           Akt-ekspertizën e Myzafer Xhaxhiut për materialet në frëngjisht të Vilsonit.

–           Akt-ekspertizën e Koçi Petritit për poezinë “Saharaja”, po për Vilsonin.

Diana Çuli, në një takim me kunatin e Gencit, Bilbil Camin, kanë rënë dakord, për të hequr të gjitha këto dokumente, që Bilbili të shpërblehej me postin e drejtorit në Bibliotekën e Qytetit “Studenti”. Dhe Seit Prishta të vazhdojë të punojë ende në institut për të botuar vetëm librat e bashkëpunëtorëve të tjerë, si Koçi Petritit me shokë…

Dhe, si gjithmonë, Kontrolli i Lartë i Shtetit i vë vulën. “Çdo gjë në rregull!”. Le të shpresojmë që kjo çerdhe spiunësh s’do t’ia arrijë kurrë që librin e botuar trupërisht ta shpërndajnë si aktin e një krimi të fshehur”.

 

 

 

Please follow and like us: