Albspirit

Media/News/Publishing

Sherri me grushta në bashkinë Gjirokastër, gjak në dyshemenë e zyrës ku ndodhi ngjarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në ambientet e Bashkisë së Gjirokastrës, ku dy zyrtarë janë zënë me grushte.

Mësohet se topografi ka gjuajtur nënkryetarin e Bashkisë së qytetit të gurtë.

Aurel Lapaj, (nënkryetari) është sulmuar nga punonjësi i prefekturës së qytetit me detyrë topograf nga Shefqet Aliko.

Ndërkohë në një deklaratë për mediat, kryebashkiakja Zamira Rami dënoi ashpër sulmin, ndërsa e cilësoi këtë një ngjarje të rëndë.

Rami i bëri thirrje autoriteteve që të zbardhin ngjarjen në fjalë.

Fill pas ngjarjes, dy zyrtarët janë transportuar në spital, për t’ju nënshtruar kontrolleve mjekësore.

Please follow and like us: