Skandali me tenderat në bashkinë e kryeqytetit
Ina K. Zhupa
Bashkia Tiranë abuzon duke i dhënë tenderin ofertuesit më të lartë me 100 mijë dollarë diferencë nga ofertuesi i dytë. Kjo sepse firma është e Nikolin Jakës, mikut të Veliajt. 100 mijë dollarë më shumë nga taskat tona për klientët e Veliajt.
Tenderi për ushqimin për fëmijët e Qendrës së Edukimit të Fëmijëve bëhet objekt i babëzisë së oligarkëve. Nuk kursehen në asgjë për të përfituar në kurriz të taksave tona dhe në kurriz të fëmijëve.
Merret tenderi në vlerën më të lartë, afër asaj limit nga Nikolin Jaka duke skualifikuar firmat e tjera me ofertë më të ulët. Plot 100 mijë dollarë më shumë, fut në xhep dyshja Jakaj-Veliaj. Firma e dytë “Delta Doni” e ankimon vendimin por me institucionet e Rilindjes e drejta është cështje oligarkësh dhe parash. Nikolin Jaka, Kryetari i Dhomës së Tregtisë, njihet për miqësinë me Veliajt, të cilin e pagëzoi me cmimin ‘Administratori i vitit 2017’ që e përdori Erioni për propagandë suksesi.
Në foto gjenden:
- Vendimi i Institucionit të Bashkisë që përzgjedh fituese kompanin AGS sh.p.k me ofertën me cmim më të lartë
- Vendimi i Komisionit Prokurimi Publik ku nuk pranon ankimin e kompanive të tjera me ofertë më të ulët
- Ekstrakti i QKB ku pasqyrohet pronësia e AGS sh.p.k në pronësi të familjares së Nikolin Jakës.
- Foto nga miqësia e njohur dhe cmimi që i japin njeri tjetrit Jaka/Veliajt.