Albspirit

Media/News/Publishing

Astrologe Meri Shehu: Shenjat më me fat të Horoskopit në punë dhe dashuri për Majin

 

Është bërë traditë tashmë që astrologia Meri Shehu të jetë e ftuar çdo fillim muaji në programin e pasdites në Televizionin Klan, “Rudina”. Këtë herë, Meri ka bërë renditjen e të gjitha shenjave të horoskopit nga ato më me fat tek ato më pak të favorizuara.

Astrologia Meri foli edhe për një ndryshim shumë të rëndësishëm apozicional të Uranit i cili pritet të ndryshojë shumë tek ndikimet që yjet do të kenë tek shenjat e horoskopit. “Jemi në një nga muajt më të rëndësishëm të vitit. Në Maj ndodh një ndryshim apozicional i fuqishëm i Uranit, pas 7 vitesh që ishte në Dash. Urani futet në shenjën e Demit në datë 15 Maj dhe të gjitha shenjat do të marrin një shije për 7-vjeçarin e ardhshëm i cili do të jetë i furishëm”, tha ajo në mënyrë të përmbledhur.

Ja rendita e shenjave të horoskopit nga ato më pak të favorizuara tek ato më të favorizuarat:

12-Gaforrja është në pozicionin e fundit për muajin Maj pasi do të ketë një përballje me Saturnin. Do të ngrihen disa marrëdhënie personale, por do të kenë vështirësi në çështjet ekonomike. Gaforret duhet të përgatiten gjatë Majit për të sqaruar marrëdhëniet e tyre. Por një pikë e fortë e Gaforreve do të jetë jeta sociale, njohjet dhe shoqëritë.

11-Luanët, janë në këtë pozicion pasi paralajmërohet jo vetëm një Maj i vështirë, por një 7-vjeçar i vështirë. Në fushën e karrierës do të kemi shumë paqëndrueshmëri, do kenë debate dhe ulje nga detyra edhe skandale në detyrë. Luanët duhet të maten jashtë mase mirë pasi do të provojnë një shije që do ta provojnë edhe për 7 vite të tjera. Kujdes pasi ka ardhur koha të provoni tërmetet në jetën tuaj.

10-Peshqit, janë në këtë pozicion sepse kanë një lloj ndjeshmërie me Hënën në Akrep. Do kenë lajme të mira dhe do të jenë romantike. Fundi i muajit ia përmbys romancën dhe duhet të maten mirë para se të marrin vendime. Ajo që duhet të kenë kujdes është komunikimi me të tjerët pasi këtë muaj do të ndryshojë shumë.

9-Dashi është në këtë pozicion, por duhet të brohorasim për ta sepse ikën Urani nga shenja e tyre. Në fushën e ekonomisë do të marrin një shije të mirë. Kjo që do të përjetojnë këtë muaj do zgjasë për 7 vite në jetën e tyre.

8-Peshorja shpëton nga pozicioni i Uranit përballë tyre. Do kenë një çështje të rëndësishme për të parë. Do kenë paqëndrueshmëri, por mund të kenë edhe fitime parash. E rëndësishme është se këto ditë do të ketë një kontratë shumë të rëndësishme.

7-Bricjapi do të merret në konsideratë. Priten çudira, do modernizohen dhe do të marrin shije shumë të mirë. Do të arrijnë sukses në qëllimet e tyre.

6-Virgjeresha do ketë pozicionim të mirë nga ana sociale dhe ekonomike. Do të jenë më dhurues ndaj të tjerëve. Do ta marrin këtë 7-vjeçar si mësim të mirë.

5-Shigjetarët kanë qenë melankolikë dhe do vazhdojnë të jenë edhe për disa ditë të tjera. Ajo që ka më shumë rëndësi për ta është puna. Ata do të kenë një punë të re dhe më vonë premtohet ndryshim thelbësor për ta.

4-Akrepët ndoshta kanë qenë frymëzues për të tjerët dhe për veten. Me futjen e Uranit në shenjën e tyre fillon një periudhë e re për ta dhe çdo gjë e re do të bëhet pjesë e tyre. Do bëjnë ndryshime të konsiderueshme. Pritet një 7-vjeçar që do të trondisë themelet e tyre.

3-Ujorët do të kenë një shkëndijë të fortë në marrëdhënie me të tjerët dhe do bëhen protagonistë ngjarjesh të rëndësishme.

2-Binjakët janë në muajin e tyre, dielli futet në shenjën e tyre. Duhet të merren me punën sepse do të kenë lajme të mira. Por për ta nuk vijnë lajme të mira për 7-vjeçarin e ardhshëm. Do kemi prapaskena, armiq, kundërshti, bllokime të rëndësishme dhe skandale. Presim një 7-vjeçar tronditës për ta por muaji Maj do të jetë i mirë pasi kemi pozicionime të planetëve që i bën pozitivë. Do përgatiten për një përballje titanësh.

1-Demat janë protagonistë jo vetëm të Majit. Do dëgjojmë shumë për ta 7-vjeçarin e ardhshëm. Futja e uranit në shenjën e tyre do sjellë një rinovim në jetën e tyre. 7-vjeçari i ardhshëm do të jetë shumë pikant dhe do t’iu duhet shumë për t’u mësuar.

Please follow and like us: