Albspirit

Media/News/Publishing

Shkodër, ja kush është biznesmeni që ra sot nga kati i pestë

Albin Hiluku, pronar i një pike këmbimi valutor në Shkodër ka gjetur vdekjen këtë të enjte, pasi ka qenë në ballkonin e banesës së tij, në katin e pestë të një pallati në zonën e “Sahatit”, kur ka humbur ekuilibrin dhe ka përfunduar në tokë i pajetë.

57-vjeçari mësohet se ka qenë i vetëm në momentin e ngjarjes në shtëpi, pasi bashkëshortja dhe fëmijet kanë qenë në punë dhe në shkollë.

Sapo ka mësuar lajmin, bashkëshortja ka mbërritur me urgjencë në banesë, ku ka konstatuar se trupi i pajetë i përkiste burrit të saj.

Policia mësohet se do të marrë në pyetje familjarët, për të kuptuar nëse ngjarja ka qenë aksidentale, apo 57-vjeçari ka pasur probleme që mund ta kenë shtyrë drejt marrjes së një vendimi fatal për jetën e tij.

Mësohet se Hiluku punonte bashkë me bashkëshorten e tij në një pikë këmbimi valutor në qendër të qytetit.

Please follow and like us: