Shpërthen Tahiri: Basha kloun, Berisha vrasës, Monikën e Ilirin nuk ka ujë të shenjtë që nuk ia heq njollën
Duke premtuar se do të presë deri në fund drejtësinë, ish-ministri Tahiri ka shpërthyer në akuza për të gjithë ata që duke i quajtur, raca e politikanëve që shkatërruar vendin, ka përmndur emrat e liderëve që nga Basha e Berisha te Meta e Kryemadhi.
“Më akuzon mua Basha, kllouni më qesharak që nuk u akuzua kurrë, vrau me Berishën as u gjykua, shkonte në Lazarat, krahëqafë më banditët atje, sot del si shul e ka fytyrë mua, më akuzon Berisha dhe lukunia që e ka bërë gojën corape me shpifje ndaj meje që sot janë të pahetuar të pagjykuar, për vrasje, vjedhje plaçkitje, e kanë rrënuar më keq se cdo pushtues nuk janë hetuar. Më akuzon Monika dhe Iliri që zoti e di se ngado ti kapësh nuk ka ujë të shenjtë që nuk ia heq njollën. Për mua nuk del një shqiptarë të më thotë se jam hajdut se kam vjedhur lekët se kam marrë lekë për ti marrë në punë, por këta të mjerë që shqiptarët i drejtojnë gishtin për hajdutë si rrojnë, si ia bëjnë që shesin dëngla, si ia hodhën drejtësisë xhanëm, duke bërë harburtin, duke akuzuar të tjerët për gjëra që kanë bërë vetë, duke blerë gjyqtarë, shpërndarë tendera, marrë lekët për hipoteka, për të futur njerëzit në punë, duke blerë kundërshtarin në kuvend”- tha ai.