Vlahutin: Azilkërkimi nuk është për Shqipërinë!
Ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë, Romana Vlahutin deklaron se azilkërkimi nuk është për Shqipërinë.
“Ju lutemi mos e bëni. Azilkërkimi është për ata njerëz që kanë kaluar përndjekje të tmerrshme, si ata që kanë ikur nga Siria e Afganistani. Mos ju besoni atyre që ju japin ide të tilla për të punuar se është humbje kohe dhe kosto. Kjo nuk është mënyra për të shkuar në vendet e BE, ka mënyra të ligjshme, studimi dhe punësimi”, u shpreh ambasadorja e BE.
Në këtë linjë ajo shtoi se Shqipëria është në Europë, madje në zemrën e Europës dhe në këtë drejtim shtoi se nuk i pëlqen shprehja “të shkojmë në Europë”.
Ambasadorja deklaroi se, “Ajo që duam të bëjmë është të sjellim standardet e BE në Shqipëri”.
Deklarata e saj u dha mesditën e sotme nga Lezha, ku ishte e pranishme në Forumin e Sigurisë.