Cikël poetik nga Vera Kurti
Shkruajmë
Shkruajmë,
sa shumë shkruajmë
për buzët dhe për sytë
për gjoksin dhe për zemrën
këmbët,
gjithnjë dorë e dytë…
Ç’të shkruash për këmbët
mbi to peshon trupi
si koka mbi shpatullat
si pema me kokrra mbi rrënjët
më kujtojnë të urtën kafshë
ngarkuar gjithnjë, samarin …
Të miat; të holla, të lodhuna,
si dy shkopa cingle kur kërcejnë ballot
se nuk i lashë të vënë mish
nuk i lashë t’u shnoshen kallot…
Në retinën e syrit të diellit
Në retinën e syrit të diellit
e kam fshehur dritën e syve
brenda tyre, dy pika loti,
si gjiri i nënës lënë jashtë muranës,
pikojnë pikë-pikë…
As dielli i zjarrtë nuk mundi t’i pijë…
Imazhet e mia…
Kohë kam, që imazhet e njerëzve,
me dorë shpirti e penë zemre, i ‘ndërtoj’
dhe i bëj të ‘bukur’, ashtu si dua unë,
ashtu si zemra dhe shpirti m’i kërkon!
Me të fortën e dorës,
mbuluar rrudha e ndonjë kallo,
gatuaj fortësinë e tyre,
se dua, që kur të rrëzohen,
të mos vriten
e sërish të ngrihen.
Me buteëinë e saj, i përkëdhel
e u jap të butën e duarve të një bebeje,
se dua, edhe ata ëe përkëdhelin ëmbël e butë,
siç dua e bëj edhe unë,
kur më merr malli për njerëzit.
Pastaj, i ngjyros me të gjitha ngjyrat e shpirtit,
dhe nuancat e tyre, pa perjashtim,
të gjitha në to i shkrij,
I bej plot dritë e shkelqim,
i bëj të ngjajne me të ylbertat ngjyra,
si ato, që dielli zbërthen
kur puthet me piklat e shiut.
Buzëqeshjen e kam pikë të dobët.
Penel shkruesit dhe daltë-skaliturit
e pikturojnë buzëqeshjen, në fytyrë.
unë, e pikturoj atë në shpirt,
dua, qe ajo të lind prej shpirti
e të jetë e përjetshme,
dua, që ajo të qeshë tek të gjithë,
dhe në sytë dhe shpirtin e njerëzve,
pa buzeqeshje.
Dhe, sa shumë kujdes tregoj kur u krijoj shpirtin
I ushqej me dashuri të ëmbël, të butë, të ngrohtë,
siç ushqen nëna beben në barkun e saj, ngjizur!
Që lëndimin dhe dhimbjen e tyre ta zbutë,
nuk harroj t’i vadit’ me një pikë loti,
qe rrjedh prej syrit tim të dlirtë!
Unë, kam kohë,
që sendërtoj imazhe njerëzish.
Për ata, që janë të ashper,
me shpirt të ftohtë dhe pa buzëqeshje,
ndërtoj imazhe të njëjta,
siç ato i duan dhe qëndroj larg tyre…
Per ata që fort i dua,
krijoj imazhet të bukura,
ashtu si m’i do shpirti,
ashtu si m’i do zemra,
dhe “jetoj” e lumtur
në mes tyre!