“Çkemi Albanian”… New York Post përshëndet shqiptarët në shqip
Shkollat në New York ofrojnë mësime në disa gjuhë të ndryshme, por të enjten është vendosur që t’i shtohet për herë të parë listës edhe gjuha shqipe.
E përditshmja e njohur amerikane, New York Post ka shkruar në shqip “Çkemi Albanian”, duke dhënë lajmin se shkollat e NYC tani me ligjin e ri kanë për të ofruar mësime në gjuhën shqipe Mësohet se janë të paktën 60 000 shqiptarë që banojnë në shtetin e New York-ut, më shumë se në ndonjë shtet tjetër të SHBA-së.
Më shumë se gjysma e tyre, sipas një studimi në vitin 2015, banojnë në lagjet e Bronksit të qytetit të New York-ut, në Pelham Parkway, Morris Park, Bedford Park dhe Belmont.
https://nypost.com/2018/05/03/nyc-schools-to-offer-instruction-in-albanian-numerous-other-languages/