Ndahet nga jeta ish-bashkëshorti i deputetes shqiptare
Ka ndërruar jetë ish-bashkëshorti i Ermira Mehmetit, Shenoll Devaja.
Ai ka qenë diplomat i Maqedonisë në Shqipëri, ndërsa punonte në Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur i vëllai, Shpend Devaja, bashkëshort i Teuta Arifit.
“Të nderuar miq, ju njoftoj se sonte ndërroi jetë vllau im i dashur dhe i respektuar Shenoll Devaja. Allahu xh.sh. e shpërbleftë me xhehnet. Varrimi bëhet nesër pas namazit te ikindisë. Nisja bëhet nga xhamia e re në Çair-Shkup”,- ka shkruar Shpend Devaja.
Shenoll Devaja ka qenë i martuar me Ermira Mehmetin, me të cilën kanë një djalë. Ata ishin divorcuar disa vite më parë.
Please follow and like us: