Të rinjtë zihen me thika, lëndohet djali dhe e fejuara e tij
Një sherr me thika ka përfunduar me plagosjen e dy të rinjve në Tiranë, një djalë dhe e fejuara e tij.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Unazës së Re, ku protagonistë janë bërë tre persona.
Si pasojë e një konflikti të ndodhur jashtë një lokali, kanë mbetur të plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasi A. M., rreth 27 vjeç dhe e fejuara e tij, shtetasia K. K., rreth 23 vjeçe, sqaron policia.
Shtetasit e dëmtuar janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Ushtarak dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij.
Please follow and like us: